Donaldi dhe Beatrix patën mundësi të kalonin kohë me njëri-tjetrin, në privatësinë e suitës së “Big Brother VIP”.
Në fillim, çifti vallëzoi nën ritmet e muzikës romantike dhe më pas u futën në xhakuzi.
Nuk munguan përqafimet dhe puthjet mes tyre. Këngëtarja dhe aktori kanë pasur momente të bukura brenda shtëpisë, ashtu sikurse dhe debate dhe mosmarrëveshje. Herë pas herë, Beatrix është shprehur se kërkon më shumë vëmendje dhe që Donaldi t’i kushtojë më shumë kohë. Megjithatë, ata kanë pranuar të dy ndjenjat për njëri-tjetrin.