Moderatorja Arbana Osmani gjithnjë përpiqet të jetë e rezervuar për të dhënë komente për banorët e “Big Brother VIP”. Por, në një intervistë për emisionin “Open”, ajo iu përgjigj pyetjes se për kë nga banorët i erdhi më shumë keq kur la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP”, tha moderatorja.
U njoftua se “Big Brother VIP” do të zgjasë deri në që shkurt, ndërsa Arbana tha se mund të shtyhet edhe më shumë.
Ajo veçon momentet më të veçanta të “reality show-t: “Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia”.