Skandali i inceneratorëve, gjykata lë në burg Lefter Kokën

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka do të vazhdojë të hetohet nga qelia.

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë Kokën, që u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve.

Avokatët kërkuan që klienti i tyre të hetohet në një masë më të lehtë sigurie.SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.