Si kurrë më parë, Bora Zemani nis spektaklin me një vals

Në studion e “Për’puthen”, moderatorja Bora Zemani ka prezantuar shumë kërcime në çift, ndërsa sot protagoniste u bë vetë ajo.

Opinionisti Arjan Konomi, duke kujtuar Koncertin e Vjenës, që u zhvillua një ditë më parë, kërkoi që një atmosferë e ngjashme ta sillte në skenën e “Për’puthen Prime”. Bora dhe Arjani e hapën më së miri programin e parë të vitit, duke na dhuruar emocione të bukura.