Këngëtarja Miley Cyrus kaloi me sportivitet incidentin që i ndodhi gjatë koncertit të Vitit të Ri në Miami.
Artistja ka treguar se nuk e ka problem të provokojë ndjekësit dhe të pozojë ‘toples’, por këtë herë qëllimi nuk ishte ky.
Teksa po këndonte në skenë kur rripi i bluzes ngjyrë argjendi u këput dhe ajo nxitoi të mbulonte gjoksin dhe të kthehej me kurriz nga publiku.
“Tashmë të gjithë po më shikojnë patjetër. Kam vëmendjen tuaj”, tha ylli i pop-it, duke kaluar me humor situatën e sikletshme