Lezhë/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një shtetas është plagosur këtë mesditë në Rrile të Lezhës, pasi mjeti që drejtonte ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Golf” tentoi të parakalonte kur u godit nga makina tjetër, duke e nxjerrë nga rruga e duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Shoferi është dërguar në spital për të marrë trajtimin shëndetësor, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.