Fëmija i parë që erdhi në jetë në vitin 2022 është djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Akid.
Akid erdhi në jetë në sekondat e para të vitit të ri në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet.
Ndërsa në maternitetin “Koco Gliozheni”, pas ndërrimit të viteve erdhi sërish në jetë një djalë.
“Mirë se erdhe AKID
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”, shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.