Donaldi interviston Arbana Osmanin, momenti i veçantë në studion e “BBV”

Aktori Donald Veshaj, gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” është shprehur se do të donte të intervistonte moderatoren Arbana Osmani.

“Vëllai i Madh” lejoi që Donaldi të dilte për pak minuta nga shtëpia dhe të shkonte drejt studios, ku intervistoi moderatoren.

Përballë saj, aktori e pyeti si ka qenë fëmijëria e Arbanës.

Fshati ka lënë tek unë kujtime që nuk shlyen. Absolutisht është kujtimi më i bukur, kontakti me natyrën, hipja nëpër pemë, kafshët”, tha ajo.

Donaldi e pyeti për karrierën e saj dhe Arbana u bë nostalgjike:

Kam filluar punë në 1998 në Top Albania Radio. Kam fituar audicion me 300 veta. Kam qenë prezantuesja atipike, që jo të gjitha rrobat i rrinin bukur, që nuk ishte koketë. Kam pasur dhe paragjykime kryesisht nga vajza e gra edhe kur fillova “Big Brother”, pasi ndoshta se meritoja atë vend. Të gjithë paragjykohen në fillim”, tha Arbana.

Donaldi e pyeti për bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht regjisorin Eduard Grishaj. Ajo rrëfeu se pëlqen çdo gjë nga ai, pavarësisht se e kritikon si të gjithë pasi është e rrëmujshme.