Sërish drogë mes bananeve! Sekuestrohet 100 kg kokainë

Rreth 100 kg kokainë u kap sot në një sasi bananesh teksa po shkarkoheshin.

Dyshohet se droga ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.

Konteineri me banane i dyshuar për ngarkesë të paligjshme është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.