Ronela Hajati do na përfaqësojë në Eurovizion me “Sekret”

Festivalin e 60-të të këngës në RTSH e fitoi këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj me këngën “Theje” dhe vendi i tretë shkoi për dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja me këngët “Refuzoj” dhe “E jemja nuse”.

Pas përmbylljes së festivalit, Ronela Hajati me “Sekretin” e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision që zhvillohet në Torino të Italisë në vitin 2022.