Makina përfundon në humnerë, aksidentohet gazetari Alfred Lela

Një automjet, brenda të cilit udhëtonin gazetari i Top News, Alfred Lela dhe dy persona të tjerë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e ka përfunduar në greminë.

Lela ka mbetur i dëmtuar ndërsa është jashtë rrezikut për jetën, teksa dëmtime kanë marrë edhe 2 alpinistët që udhëtonin së bashku me Lelën.

Mësohet se tre shtetasit po udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me shërbimet e urgjencës.