Bora Zemani bëhet banore e ”Big Brother Vip” më 1 Janar?

Moderatorja Bora Zemani pritet të hyjë në Big Brother VIP në 1 janar, sipas informacioneve të publikuara në disa media.

Në spektaklin e të shtunës, 1 Janar, banorët do të duhet që të zgjedhin nëse do ta çojnë apo jo deri në fund garën, në një kohë që Vëllai i Madh ka vendosur që të shtyjë datën e finales.

“”Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.

Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.

A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale.