BB VIP – Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP” u diskutua edhe njëherë debati i fortë Antonelës me Big Mamën.
Antonela dëgjoi komentin e banorëve, specifikisht të Ilirit, Dagz-it, Sarah dhe Einxhelit që nuk binin dakord me reagimin e Big Mamës, por gjithsesi ata e cilësuan Antonelën si provokative.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se ka lindur provokuese, se Zoti e ka krijuar ashtu dhe se askush nuk mund ta ndryshojë. Ajo gjithashtu tregoi se i ka 100 mijë euro dhe se nuk ka nevojë për t’i fituar.
“Unë i kam 100 mijë euro, nuk po e them për mburrje. Këtu kam ardhur për eksperiencë, kam ardhur për të njohur Antonelën në dimensione të tjera. Edhe po e njoh realisht. Unë e kam një shtëpi jashtë, nuk kam ardhur të bëj rezidencë këtu.”,- tha ajo duke parë nga Iliri.
Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Këngëtarja është ndalur sërish tek zënka me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, teksa ka qenë e ftuar në “Fan Club Big Brother Vip”. Ajo ka thënë se Antonela është bërë famshme me asgjë dhe e shprehu hapur se ajo nuk e pëlqen aspak atë.
Big Mama tha se i kishte kërkuar Antonelës që të ishin shoqe gjatë qëndrimit në shtëpi dhe të mos i bënte gjërat për publikun.
Burimi: Gazeta Shqip