BB VIP – Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është shtuar një suitë relaksi, qetësie dhe shumë luks. Në momentin që moderatorja e reality show-t, Arbana Osmani, prezantoi banorët me këtë ambientin më të ri, i pyeti ata se cili meriton që të shkojë aty?
Teksa shumë thanë Donaldi dhe Beatrix, kjo e fundit nuk pranoi. Menjëherë Arjola dhe Monika thanë se mund të shkonin ata të dyja dhe ashtu ndodhi.
Por kur Arbana nisi që të pyeste opinionistët dhe ish-banorët se kush duhet të shkojë te kjo suitë luksoze, Semi fillimisht tha që ta kalonin atë.
“Ta kalojmë mendimin tim”, tha këngëtarja e njohur fillimisht dhe kur Osmani i tha “jo”, ajo vendosi që të thoshte emrat e Sarah dhe Beniadës. Vajzat e pritën mirë reagimin e Semit, madje edhe ndjekësit në rrjetet sociale e kanë quajtur “epik”.
Burimi: Gazeta Shqip