Dy shtetas janë arrestuar këtë të mërkurë në Peqin, pasi dyshohet se janë bashkëpunëtor me autorët e vrasjes së Albi Bashaliut.
Të ndaluarit janë kushëriri i Albit, Veiz Bashaliu dhe bashkëfshatari i tij, 30-vjeçari Mikel Xhaja. Ata dyshohet se kanë fshehur provat dhe kanë penguar policinë gjatë hetimit.
Po ashtu, olicia njofton se ka gjetur në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë të Rrogozhinës automjetin e viktimës, tip “Volksëagen Caddy”. Dyshohet se autorët, pasi kanë djegur mjetin e tyre në vendngjarje, janë larguar pikërisht me makinën e Bashaliut. Në makinë janë gjetur sende që mund të ndihmojnë në hetimin e çështjes dhe identifikimin e autorëve.
Krimi ndodhi të hënën në fshatin Gjoçaj të Peqinit, dy ditë më parë. Albi Bashaliu ishte vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Ylber Xhahysën, për një konflikt të ndodhur pesë vite më parë, pasi viktima i kishte gërvishtur makinën.
Viktima ishte në lokal kur Leonard Bashaliu erdhi dhe e qëlloi me katër plumba. Sherri me autorin e vrasjes dyshohet se nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur pesë vite më parë për gërvishtjen e makinës.