Gjyqësori do të ketë një hartë të re, që sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.
“Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar. KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës, se do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot”, tha Manja.
Këshilli i Lartë Gjyqësor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë me datë 8 qershor hartuan këtë projekt, të cilin e dërguan për shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas hartimit, Këshilli ka propozuar që nga “22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm, gjashtë gjykatat administrative të shkallës së parë dhe gjashtë gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe dy gjykata administrative në shkallë të parë, dhe një gjykatë apeli”.
Kështu, kërkohet një ulje e numrit të gjykatave. Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar hartën si çelësin shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmerinë.