Në një bisedë mes tyre, Beniada i pyet ato se çfarë do të bënin në shtëpi nëse do të dilnin nga “Big Brother VIP”.
“Çfarë kishit bërë te shtëpia? Unë do të kisha parë televizor, do të kisha lexuar një libër dhe do kisha fjetur gjumë”, tha Beniada.
“Unë do të kisha përdorur telefonin për të parë ndonjë film në Netflix alternativa e parë, alternativa e dytë do kisha dalë me ndonjë djalë, e treta do të kisha bërë sex”, tha Antonela.
Kjo solli të qeshura tek vajzat, për shkak të mënyrës së drejtpërdrejtë me të cilën flet Antonela.
Kujtojmë se Antonela është një ndër vajzat më active në shtëpi,e cila ka qejf të ngacmojë cdo banor të mundshëm dhe të masë nivelin e durimit të tyre.