Banorët e panë duke peshkuar, familjarët denoncojnë zhdukjen e 50-vjeçarit

Një 50-vjeçar është denoncuar si i zhdukur sot në Dibër.

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e shtetasit me iniciale T.Xh., pasi ai nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit, njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.