Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të hënë në aksin Milot-Rrëshen.
Për pasojë ka ndërruar jetë fëmija 3 vjeç që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe mbajtësja ku qëndronte ka përfunduar në rrugë për shkak të përplasjes.
Nga ana tjetër, mjeti tjetër tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje kritike.
Mbetet e paqartë si ka ndodhur aksidenti i rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.