“Papa vdiq”, spikerja bën gabimin e jetës gjatë transmetimit të Krishtlindjeve

Një spikere e ITV News njoftoi gabimisht vdekjen e Papës gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjeve.

Gazetarja dhe prezantuesja Kylie Pentelow ishte duke raportuar mbi zhvillimet në qytetin e Vatikanit në këtë ditë të rëndësishme, e po shpjegonte se si lideri i Kishës Katolike praktikisht i ishte lutur sipas saj, liderëve botërorë t`i bënin vaksinat të aksesueshme “për ata që kanë më shumë nevojë”.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të njerëzve më të rrezikuar. U njoftua për vdekjen e tij…”, u shpreh spikerja që e kuptoi shpejt gabimin dhe kërkoi ndjesë.

Shikuesit u hutuan dhe Twiteri u bombardua me mesazhe të tipit: “A nuk jam unë në rregull, apo lajmet e ITV thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën”.