Dy shtetas që dyshohet se lëviznin me armë zjarri me vete në qytetin e Durrësit janë ndaluar këtë të diel.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u arrestua F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë
Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.