Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura prej pandemisë së koronavirusit.
Kështu, në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kishat në vend kanë pritur besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit birit të perëndisë.
Krishtlindja, është një ditë ku mbizotëron dashuria dhe urrejtja sfidohet.
Lindja e Jezu Krishtit birit të perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh.