Rudina Dembacaj realizioi një Stand Up Show, ku ndër të tjera, foli për martesën.
Një frazë e saj ka tërhequr shumë vëmendjen, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani.
”Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.
Vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.
Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”.