Këtë “Për’puthen Prime”, moderatorja Bora Zemani kishte një të ftuar të veçantë.
Mbrëmjen e Krishtlindjes, në studio erdhi këngëtarja Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës.
Vajzat janë shoqe prej vitesh por miqësia e tyre u bë akoma më publike kur Semi ishte banore e “Big Brother VIP”, ku konkurrent është dhe ish-partneri i moderatores, Donald Veshaj. Semi gjithnjë është shprehur në mbrojtje të Borës dhe një surprizë e moderatores në shtëpi, ku takoi Semin, emocionoi publikun.