Alvisa dhe Bashkimi largohen nga Për’puthen si çift, emocione të forta këtë mbrëmje

Alvisa dhe Bashkimi janë larguar çift nga Për’puthen dhe zgjodhën pikërisht mbrëmjen prime për të vendosur.

Edhe ata që i kanë kritikuar, kanë ndërhyrë në marrëdhënien e tyre apo kanë pasur ndjenja, i kanë uruar çiftit jetë të lumtur.

Alvisa dhe Bashkimi vendosën që të bënin një kërcim të fundit në studion, ku edhe u njohën dhe filluan të kenë ndjenja për njëri-tjetrin.

Një kërcim romantik ndodhi mes tyre që u pasua edhe me puthje, ndërsa mbi ta mbizotëronte pozitivitet dhe shumë ndjenjë.

Burimi: Top Channel