Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja

Dy viktima është bilanci i një aksidenti rrugor që u shënua këtë mbrëmje në Talë të Lezhës.

Makina tip “Pegeot” me drejtues 24-vjeçarin Kristjan Magjunin ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën ai vetë dhe pasagjerja Atjola Ademi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, njofton policia.