Të dhënat e rreth 63 mijë qytetarëve, që përfshijnë kartën e identitetit dhe pagën janë publikuar këtë të mërkurë.
Një databazë nga Tatimet për emrat, kompanitë dhe pagat e qindra mijë punonjësve në sektorin publik e privat po qarkullon përmes rrjetit WhatsApp. Të dhënat i përkasin pagës së janarit të këtij viti.
Ndërkohë, gjatë fushatës zgjedhore u publikuan qindra dhëna të qytetarëve, të angazhuar në fushatën zgjedhore, që u cilësuan si patronazhistë. SPAK nuk arriti të gjente përgjegjësit.
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat.