Foshnja e braktisur i mbijeton të ftohtit falë këlyshëve që e mbajtën ngrohtë

Një foshnje e porsalindur e braktisur nga prindërit e saj në Indi, i mbijetoi një nate të ftohtë pasi disa këlyshë e mbajtën ngrohtë.

Vogëlushja u gjet në fshtin Saristal të Lormi në provincën Chhattisgarh të Indisë, e vendosur përkrah këlyshëve, krejtësisht pa lëndime, kur vendasit e dëgjuan duke qarë.

Mendohet se nëna e këlyshëve fillimisht e ka gjetur foshnjën, e cila ishte e zhveshur dhe ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës dhe u shtri pranë saj.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan fëmijën në spital në mënyrë që mjekët të shihnin gjendjen e saj.