343 raste të reja me Covid, dy humbje jete në 24 orët e fundit

343 qytetarë janë konfirmuar pozitivëme Covid 19 nga 3.696 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Nga këto, 165 raste janë shënuar në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç.

Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          343
Të shëruar në 24 orë       333
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,696

Testime totale              1,448,218
Raste pozitive                206,616
Raste të shëruara          198,263
Raste Aktive                      5,173
Humbje jete                      3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,481
Fier                 588
Shkodër          359
Durrës             343
Gjirokastër     244
Elbasan           294
Berat               243
Vlorë                221
Lezhë               137
Korçë               127
Kukës               67
Dibër                69