Dy kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të avionëve i kërkojnë SHBA-së që të shtyjë shpërndarjen e rrjetit 5G deri në sqarimin e të gjitha shqetësimeve që lidhen me sigurinë e fluturimeve dhe mundësisë që kjo teknologji të ndërhyjë te pajisjet e avionëve.
Në një letër, drejtuesit e lartë në Boeing dhe Airbus paralajmëruan se teknologjia mund të ketë “një ndikim të madh negativ në industrinë e aviacionit”.
Më parë janë ngritur shqetësime se spektri C-Band 5G wirrless mund të ndërhyjë në elektronikën e avionëve.
Gjigantët amerikanë të telekomunikacionit AT&T dhe Verizon do të vendosin shërbimet 5G më 5 janar.
“Lidhja 5G mund të ndikojë negativisht në aftësinë e avionëve për të operuar në mënyrë të sigurt”, thanë shefat e Boeing dhe Airbus Americas, Dave Calhoun dhe Jeffrey Knittel, në një letër të përbashkët drejtuar Sekretarit të Transportit të SHBA, Pete Buttigieg.
Industria e aviacionit dhe FAA kanë ngritur shqetësime për ndërhyrjet e mundshme të 5G me pajisjet e ndjeshme të avionëve si matësit e lartësisë.
“Airbus dhe Boeing kanë punuar me aktorë të tjerë të industrisë së aviacionit në SHBA për të kuptuar ndërhyrjen e mundshme 5G me lartësimatësit e radios”, tha Airbus në një deklaratë.