Një çift të rinjsh që u bënë prindër për herë të parë u habitën nga lindja e djalit të tyre, ndodh shumë rrallë, quhet edhe “lindje sirene”.
Më 16 Dhjetor, Jennifer Petrie dhe Theo Martins dëshmuan bashkë me mamitë një rast që ndodh 1 herë në 80.000 lindje në Mbretërinë e Bashkuar.
Jennifer tha se ishte habitur kur asaj i filluan dhimbjet e lindjes, por nuk i plasën ujërat. Ajo shkoi menjëherë në spital ku e lindi fëmijën në një pishinë të posaçme.
Nuk më plasën ujërat. Qesja amniotike nga shpërthen uji kur nis procesi nuk u ça kurrë, që është shumë e rrallë. Kur bebja lindi, ishte ende brenda saj. Dukej sikur lindi në një flluskë uji. Ishte një lindje në ujë ndaj qesja amniotike me beben në të ishte ende e pacenuar. Ai dukej sikur ndodhej në një fshikëz. Ajo plasi kur e morën dhe e nxorën jashtë saj”, rrëfeu nëna.
Mamitë ishin mrekulluar nga ngjarja pasi shumë prej tyre nuk e kishin parë asnjëherë gjatë karrierës për shkak se është shumë e rrallë.
Çifti e konsideroi si një ogur të mirë pasi lindja nuk pati ndërlikime dhe Rio gëzon shëndet të plotë.