Dy persona u arrestuar dhe 6 të mitur u vunë nën hetim pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga demokratët përballë kryeministrisë kundër nismës “Open Balkan”.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, të ndaluarit janë keqtrajtuar nga policia në komisariat. Berisha thotë se ka dalë për të paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta
“Janë arrestuar njerëz të pafajshëm, janë keqtrajtuar adoleshentët. Jam për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën 1 të natës, në qelitë e komisariateve me urdhër të Edvin Kristaq Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjecarë. Komisariati numër 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë që e ka bërë në mënyrë çnjerëzore narkopolicët e komisariatit numër 2. Të mos dhunohen të drejtat njerëzore”