Disa qytetarë kanë djegur flamurin e Serbisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, gjatë protestës të thirrur nga Sali Berisha, e cila u zhvillua sot pasdite, 20 Dhjetor.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, protestuesit marrin flamurin dhe i vënë zjarrin duke lëshuar thirrje ofenduese ndaj Serbisë, Edi Ramës dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Protesta u njoftua nga Sali Berisha si një reagim kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë për nismën “Ballkan i Hapur” si dhe për aferën e inceneratorëve që çoi në pranga ish-ministrin, Lefter Koka.