Skandali me akulloret e rrezikshme, shkarkohet drejtori i AKU-së

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi u lirua sot nga detyra me vendim qeverie dhe në vend të tij u emërua Jeta Deda.

Skënderi u padit në SPAK një muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.

Bashkimi Europian u alarmua pas në disa lloje akulloresh u zbulua se kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin.

Sipas KLSH-së drejtori i AKU nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret e rrezikshme.