Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka publikuar një fotografi me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet në Elbasan këtë të hënë.
Vuçiç shprehet se “Open Balkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme dhe se të tre diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes shteteve.
“Ne e konsiderojmë ‘OpenBalkan’ një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet të gjithë njerëzve në çdo qytet dhe fshat. Ne diskutuam për çështje të rëndësishme, sesi do të vazhdojmë të përparojmë dhe bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.
Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev”, shkruan Vuçiç në rrjetin e tij social Instagram.
Presidenti i Serbisë mbërriti këtë të hënë në Elbasan nën masa të forta sigurie.
Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit.
Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në axhendë, ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të “Open Balkan”.
Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallatin e Brigadave.
Nw këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.
Konkluzionet e këtij takimi të “Open Balkan” do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç rreth orës 13:00 të së martës.