“Ka ndërruar jetë në duart e mia”/Beatrix rrëfen mes lotëve vdekjen e babait të saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” një moment të vështirë nga jeta e saj, ndarjen nga jeta të të atit.

Ajo rrëfeu natën kur i ati kishte ndërruar jetë dhe përjetimin e saj.

“Unë ja kisha kapur dorën babit edhe nuk ja lëshoja,në një orë të vonë të natës ai ka ndrruar jetë në duart e mia.Nuk e shpjegoj dot çfarë ndodhi,si ndodhi,kam qenë e hutuar.Shumë shpesh e mendoj sikur të ishte gjallë çfarë bisedash do të beja me të”, tha Beatrix.