Një 34-vjeçar u plagos këtë të diel në Lungomare, në Vlorë, pasi ishte shenjestër e një sulmi me tritol.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur ai po ecte në trotuar. Meqenëse prej kohës Sadedini lëvizste me makinë të blinduar eksplozivi i është vendosur në rrugën që do ta çonte te pallati, siç dyshohet e fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar kur ai kaloi në këmbë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pazarave të prishura të hashashit.
Katër vjet më parë një sasi lënde plasëse iu vendos në makinë dhe eksplozivi u neutralizua nga një ekip xhenierësh.
Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.