Shfrytëzonte gruan për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari, “shoku” i gjente klientët

Një 26-vjeçar që shfrytëzonte gruan për prostitucion u ndalua këtë të diel.

Policia njofton se ka arrestuar dhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” , i riu akuzohet për veprat “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

I moshuari 70-vjeçar arrinte të siguronte klientët për gruan, ndërsa bashkëshorti 26-vjeçar e detyronte të ushtronte aktivitetin me dhunë.

“Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”. Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari. Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës. Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.