Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Partinë Demokratike.
Rama thotë se nuk ka asnjë punë, as ai, as policia e shtetit me atë që ndodh brenda PD-së.
“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.
Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, shkruan Rama në postimin e tij.
Akuzat për prani të Gardës dhe RENEA-s në ambientet e PD-së i bëri ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur nga oborri i selisë së PD pas mbylljes së procesit të numërimit të votave të Referendumit.
Berisha i bëri thirrje kryeministrit që të mos e vërë gardën në dispozicion të PD-së pasi detyra e saj është të ruaje rendin dhe qetësinë.