Përfshihet nga flakët banesa me gjashtë anëtarë, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolonjë të Korçës këtë të shtunë.

Banesa me gjashtë familjarë është përfshirë nga flakët dhe njëri prej tyre ndërroi jetë nga asfiksimi.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.

Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombla e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.

 “Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.