Mes lotësh dhe emocionesh të forta, Einxhel rrëfen historinë e trishtë të jetës së saj

Moderatorja Einxhel Shkira ka treguar një anë krejt tjetër këtë të premte gjatë spektaklit të Big Brother Vip.

Pas gjithë karakterit të fortë fshihet një vajzë me një histori të trishtë dhe frymëzuese në të njëjtën kohë.

Ajo tregoi se nëna e saj një ditë është rrëzuar gjatë shërbimit në spital, ku edhe punonte dhe dëmtoi legenin duke i rrezikuar edhe jetën.

‘’Shoqet e mamit dilnin ga operacioni duke qarë dhe mua atëherë më zuri frika. U pendova për gjithë kohët kur i isha kushtuar vetes duke lënë pas dore atë’’,  tha ajo mes lotësh.

Gjithashtu Einxhel tregoi se përveç këtij aksidenti i cili la gjurmë tek mamaja e saj, një sëmundje gjenetike iu shfaq duke ia komplikuar më shumë jetën.

‘’Familjarë të saj kanë vuajtur nga Parkinsoni dhe gjithnjë kam pasur frikën se mund të shfaqej edhe tek ajo.  Unë vuaj çdo ditë faktin se ajo mund të dorëzohet dhe për këtë arsye ka raste që shmangem sepse nuk e shikoj dot ashtu’’, tha ajo mes lotëve.