Ja çfarë mendon Aleksia Peleshi për lidhjen mes Donaldit dhe Beatrix

Aleksia Peleshi e ftuar në “Goca dhe Gra” nuk i ka shpëtuar pyetjes për raportin e Donaldit me Beatrix në Big Brother VIP.

Ajo tha se nga BB VIP ai ishte i preferuari i saj, madje kur foli për raportin e tij me Beatrix, e konsideroi “familje”.

“Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marrë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.

Burimi: Top Channel.