Një armiqësi mund të themi se ka lindur mes Einxhel dhe Arjolës. Dyshja duket se janë vigjilente për të gjetur shkaqe për të debatuar me njëra-tjetrën.
Gjatë mbasdites së sotme Einxhel po diskutonte me Monikën teksa Arjola ka ndërhyrë më ironi në këtë bisedë.
Kjo gjë e ka irrituar shumë Einxhel e cila e nervozuar ka filluar menjëherë replikat.
‘’Kush je ti? Nuk e dija që kemi dy Monika në shtëpi. Kur i flas Monikën i flas asaj, nuk ke asnjë të drejtë të ndërhysh sepse nuk tu drejtua njeri ty. Ke disa ditë që nuk je mirë, na thoni nëse kemi dy Monika në shtëpi’’,- tha ajo.
Burimi: Gazeta Shqip.