Një zarf në shtëpinë e BB VIP, çfarë do të bëjnë banorët?

BB VIP – Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një zarf i bardhë, në të cilin është shkruar prova e javës.

Ajo që duhet të bëjnë banorët është të kalojnë pishinën përmes trarëve që janë vendosur mbi të.

Yjet duhet që të ndahen në çifte dy e nga dy, por duke qenë numër tek, Pajtimi dhe Arbëri duhet që të zgjedhin se cili prej tyre do të kryej provën.

Në zarf thuhet se sfida e tyre është të ndahen në çifte, si i kanë zgjedhur duhet që njëri të bëhet partneri A dhe tjetri partneri B.

Partneri A duhet të mbaj në krah partnerin B dhe në atë mënyrë të kalojnë trarin në pishinë pa humbur ekuilibrin.

Burimi: Gazeta Shqip.