Tragjedi në Australi! Shpërthen kështjella “tollumbace”, vdesin katër fëmijë

Një kështjellë e fryrë me ajër, e vendosur në një shkollë fillore në Devonport të Australisë shpërtheu, duke i marrë jetën katër fëmijëve dhe plagosur pesë të tjerë.

Dyshohet se incidenti u shkaktua nga era e fortë. Policia thotë se të miturit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Viktimat janë dy djem dhe dy vajza. Autoritetet nuk treguan moshën e tyre por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç.

Kryeministri i Australisë e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe e trishtë.

Fëmijët e vegjël në një ditë argëtuese… dhe më pas gjithçka kthehet në një tragjedi kaq të tmerrshme. Në këtë kohë të vitit, kjo ngjarje të thyen zemrën” tha ai.

Devonport, në bregun verior të Tasmanisë, është një qytet i vogël port me pak më pak se 30,000 banorë. Hetimet kanë nisur, ndërsa pritet një raport nëse ishin kryer kontrollet përkatëse në këndit të lojërave.