Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Mesditën e 14 dhjetorit, SPAK-u lëshoi urdhër-arrestin për Lefter Kokën, i cili shërbeu si ministër i Mjedisit në vitet 2013-2017.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.
Koka fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në Qarkun e Durrësit, por vetëm dhjetë ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, më datë 1 shtator, Lefter Koka u dorëhoq nga mandati duke lajmëruar vendimin e tij përmes një postimi në Facebook.