Ambasada amerikane i përgjigjet Berishës: Zero anulime të ‘non grata-ve’

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në Twitter tregoi se asnjë prej personave të shpallur “non ngrata” nga DASH në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk rezulton të falur ndonjëherë apo që vendimi të jetë tërhequr.

Përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë nëpërmjet statistikave ilustron tolerancën zero për të gjitha përcaktimet “non grata”, duke iu referuar mbi 200 rasteve në të cilat është përdorur ky mekanizëm.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë”