Dy persona të maskuar kanë hyrë këtë mëngjes në Postën Shqiptare të Babrrusë, duke grabitur rreth 200.000 lekë.
Autorët që nuk janë identifikuar mësohet se janë ende nuk janë identifikuar janë larguar me biçikleta nga vendngjarja.
“Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre”, sipas policisë.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të kapur autorët, ndërsa nuk dihet nëse ata kanë pasur armë me vete.