Arrestimi i Lefter Kokës për ryshfetin 3.7 mln €, Rama: S’më bën përshtypje, inceneratori është aty! Kjo është Reforma në Drejtësi, PS s’i bëhet mburojë

Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, për kryeministrin Edi Rama nuk i bën përshtypje, kjo sepse investimi për inceneratorin e Elbasanit është aty për qytetarët dhe së dyti sepse ky është një tregues i qartë që Reforma në Drejtësi funksionon.

Ky është reagimi i parë i shefit të qeverisë për një nga arrestimet më të bujshme të SPAK dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook.

Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thote populli

Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq”, shkruan Rama.

Burimi: Shqiptarja.com