Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në zyrë gjashtë ambasadorë, konkretisht të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe BE-së u takuan me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha një ditë pas tensioneve të shtuara në selinë blu.
Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha hyri një ditë më parë në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillojnë mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes.
Dy ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.